Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë dhunuar barbarisht një të ri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Valias i Ri, në Tiranë, ku atë e bir kanë plagosur rëndë pas sherrit për pronën një 21-vjeçar.
Sipas policisë së Tiranës, H. Sh. e D.Sh., përkatësisht 59 e 34 vjeç, banues në Valias të Ri, kanë goditur me mjete të forta (shufra hekuri) në kokë dhe në trup, 21-vjeçarin me inicialet N.Ll.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30.
Uniformat blu kanë arrestuar dy autorët, ndërsa 21-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.





