Një 53-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka hedhur përtokë një cigare të ndezur që dyshohet se ka shkaktuar zjarr te kodrat e Liqenit Artificial. A.G. akuzohet për “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Sipas policisë, ai nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.