Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një shkrimi të një prej mediave më të medha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë duke veçuar se: “Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij.” ”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.
Por me sa duket ndjekësve të tij në rrjetin social kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje aspak, pasi ata kanë probleme të tjera.
Teksa i shkruajnë kryeministrit, i kërkojnë që t’u sigurojë ujë të pijshëm, si dhe të merren masa serioze kundër zjarreve që kanë pushtuar vendin.
“Vëre denim me vdekje kush djeg oksigjenin e Shqiptareve. Natyrën Nënë. pa natyrën nuk ka jet”, shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër nuk nguron t’i kujtojë edhe ‘Durrësin e Gjushit’.
Shikoni për më shumë komentet e qytetarëve në fotot e mëposhme.





