Tre të rinj nga Kamza akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një celular një personi në Durrës.

Në pranga ranë dy prej tyre, Isuf Allçi dhe Erald Hasula të dy 19-vjeçarë, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit E. K. 16 vjeç.

Në lagjen nr. 13 (Plazh), ata i kanë vjedhur një telefon celularë tip Samsung shtetasit E.Q.  29 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.