Një këmbësor i moshuar ka mbetur i aksidentuar pasi është përplasur nga një mjet një ditë më parë. Për ngjarjen në fjalë, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin F. Dedja 32 vjeç, banues në Durrës.
Në rrugën Shkozet – Plepa, duke drejtuar mjetin tip “Shunghun” me targa, ai ka aksidentuar këmbësorin Th.B. 76 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





