Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor nacional Urë Vajgurorë- Berat, në vendin e njohur si Orizaj.

Dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëri tjetrin. Bilanci fatmirësisht nuk është tragjik, pasi personat e aksidentuar kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Të plagosur kanë mbetur 3 shtetas, dy drejtuesit e Benz-ave të përfshirë në aksident, qytetarët me inicialet Y.A, banues në Berat, dhe shtetasi nga Tirana me inicialet C.Q. Një tjetër i plagosur është një 64-vjeçar që udhëtonte me qytetarin nga Tirana.

Sipas hetimeve të policisë, njëri nga drejtuesit e mjetit ka dashur të kthehet djathtas, por nuk ka ndezur sinjalin. Për pasojë është përplasur me makinën tjetër, e cila ndodhej prapa dhe me shpejtësi.