Një adoleshent 17-vjeçar nga Durrësi, ka shkuar deri në Dhërmi ku hiqej si pushues, por në të vërtetë, u vidhte sende personale pushuesve në plazh.

I riu nga Durrësi, i identifikuar me inicialet R.Dh. është arrestuar dje në vendin e quajtur “Perivoll”, në fshatin Dhërmi.

“Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 aparate celular “iPhone” ; 1 orë dore e markës “Calvin Klein” dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë”, informoi sot policia.

Gjithashtu i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ndaj të riut nga Durrësi, rëndojnë 2 akuza: “Vjedhja”, dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.