Një 48-vjeçar ka grabitur me armë një kazino në autostradën Durrës-Tiranë pasditen e djeshme rreth orës 17:50.

Nën kërcënimin e armës autori Duart Berziu nga Tirana, mundi të merrte 18 mijë lekë të rinj dhe u arratis me një motor tip “Zongshen”pa targa. Aventura e tij zgjati pak, pasi u arrestua nga policia në kohë rekord, disa çaste më vonë.

Gjatë kontrollit atij iu gjet shuma e parave të grabitura dhe 6 doza kokainë. 48-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.