Policia e Tiranës ka njoftuar se dy djemtë e denoncuar si të zhdukur nga e ëma janë gjendur.

Ata ishin zhdukur që prej dy ditësh nga shtëpia, ndërsa e ëma kishte bërë denoncimin në polici, e cila sot i ka gjetur dy djemtë, përkatësisht të moshës 10 dhe 12 vjeç, në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. 

Njoftimi i policise

Në lidhje me denoncimin e bërë më datë 07.08.2017   në Komisariatin e Policisë  nr 6 në Kombinat nga një shtetase për largimin nga banesa më datë 06.08.2017 e dy fëmijvë të saj të mitur, E.M., 12 vjeç, dhe F.M., 10 vjeç, ju informoj se:

Të dy fëmjët janë gjetur para 30 minutash në rrugët e bllokut Tiranë në gjendje shëndetësore të mirë dhe  tashmë ndodhen me mamanë e tyre.