Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lumin Drin i zi. Një grua 55-vjeçare hyri në ujë për të shpëtuar nipin dhe mbesën e saj që rrezikonin të mbyteshin, por vetë nuk ka mundur dot të dalë nga lumi.
Dy fëmijët e moshës 6 dhe 10 vjeç (nipi dhe mbesa) janë nxjerrë nga lumi Drini i Zi, dhe janë dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





