Efektivët e Krujës në bashkëpunim me Efektivet e Vorës, në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një vjedhjeje të ndodhur rreth një muaj më parë në një servis në Fushë-Krujë, duke bërë të mundur zbulimin dhe ndalimin e 3 autorëve, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Kanë ndaluar shtetasit e mëposhtëm, si autorë të dyshuar, konkretisht:

• Edgar Xhepuzi 31 vjeç, banues në Krujë;

• Armando  Xhepuzi 26 vjeç, banues në Krujë;

• Emirjan Lika 35 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

•  A. Gj. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.07.2017, në Fushë-Krujë kanë vjedhur goma autoveturash të markave të ndryshme, në servisin e shtetasit  K.B., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Policia e Durrësit sqaron se disa prej gomave të vjedhura u gjetën në servisin e shtetasit Emirjan Lika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Edgar Xhepuzi, Armando Xhepuzi dhe A.Gj. dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në ngarkim të shtetasit Emirjan Lika.