“Meteoalb” parashikon që sot temperaturat do të ulen deri me 2 gradë, ndërkohë që në juglindje mund të ketë edhe reshje shiu.

E MARTË: Territori vijon kryesisht me kthjellime por në zonat malore herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare, më të dukshme në verilindje – juglindje. Edhe pasditja mbetet në të njëjtat kushte në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar juglindjen ku pritet fuqizim i vranësirave duke u rrezikuar nga rrebeshe shiu afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie 1- 2 gradë C duke bërë që maksimumi në zonat malore të zbresë në 30 – 31 gradë C; në bregdetin Adriatik dhe zonat qendrore pritet të shënohet maksimalisht 35 – 36 gradë C, ndërsa shtrirja nga lumi Shkumbin e deri në Sarandë, mbetet në vlerat 37 – 38 gradë C.

Vala e të nxehtit “LUCIFER” tërhiqet të premten nga Europa duke i lënë vend normalitetit termik të muajit gusht, njofton “Meteoalb”.