Policia e Durrësit ka saktësuar mbrëmjen e sotme se fëmija 6-vjeçar, i aksidentuar pasditen e sotme, rreth orës 17.30, në lagjen nr.12 të qytetit është përplasur nga një shtetas serb.
Mësohet se turisti i huaj sapo ishte kthyer nga Saranda, kur ka aksidentuar fëmijën e mitur.
Fatmirësisht vogëlushi është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se turisti i huaj është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit rrugor.
Pas këtij aksidenti, një tjetër përplasje u regjistrua në lagjen nr.4 të Durrësit.
Një nënë dhe foshnja e saj u përplasën nga një automjet, por fatmirësisht pa lëndime të rënda.





