Një masë elektrike, shkaktuar nga kondicioneri i ndezur, ka aktivizuar alarmin në një nga bankat e nivelit të dytë në Durrës, e pozicionuar, pranë Shëtitores Taulantia.

Aktivizimi i alarmit të bankës ka ngritur në këmbë policinë dhe zjarrfikësit e Durrësit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se njoftimi për aktivizimin e alarmit është dhënë nga vetë punonjësit e bankës.  

Mësohet se situata është vënë nën kontroll.