Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, pranë një qendre tregtare, në lagjen nr.4, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Një makinë ka përplasur një grua së bashku me foshnjën e saj.
Mësohet se gruaja po kalonte rrugën, kur është përplasur së bashku me foshnjën që ndodhej në karrocë nga një automjet.
Nëna dhe foshnja fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sakaq, policia e Durrësit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, si dhe po kryhen veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, mësohet se pak më herët, një fëmijë 6-vjeçar është përplasur nga një automjet, në afërsi të tregut të qytetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, një shtetas serb, ndërkohë që fëmija i mitur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.





