Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritanishëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritanishme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritanishëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritanishëm, Safet Kamberi.

Në vijim, kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritanishëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

 

Ish-ministrat në detyrë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lutfi Zharku dhe Arban Abrashi, janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.