Regjistrohet një tjetër vjedhje automjeti në Durrës, e sërish në zonën e Plazhit në lagjen nr. 13.

Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë natës, është vjedhur mjeti tip “Benz”.

Pronarja e saj, një shtetase nga Suedia, C. P., 22 vjeçe, banuese në Goteborg, e kishte parkuar pranë banesës automjetin në momentin kur persona të paidentifikuar ia vodhën.

Policia thotë se po punon për identifikimin e kapjen e autorit.