Dy drejtues mjetesh, njëri i dehur dhe tjetri pa patentë, janë arrestuar nga uniformat blu në Durrës.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit M. B. 28 vjeç, dhe S. H. 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

28-vjeçari M.B. u kap  më datë 06.08.2017, në lagjen nr.15 duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

18-vjeçari S.H. u kap po ditën e diel në lagjen nr. 15 drejtuar motorçikletën tip “Aprilia” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.