Sot është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi që u mbyt në ujërat e lumit Vjosa pasditen e djeshme.

Policia bën me dije se polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit A.N., 38 vjeç.

Policia tha paraprakisht se viktima ishte Alqi Ngjelo.

Viktima u mbyt në lumë në afërsi të fshatit Mifol. Ende nuk dihet arsyet e ngjarjes. Grupi hetimor po vazhdon punën për kryerjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.