Policia e Tiranës ka ndaluar një 37-vjeçar të dënuar me 3 vite burg për “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Nga burimet zyrtare mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Damiano (Dorian) Remi.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Damiano (Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





