Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar, duke vënë në pranga 2 autorë dhe shpallur në kërkim një të tretë.
Policia njofton se në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit: Avdyl Lushaj, 25 vjeç, dhe Saimir Lushaj, 27 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”.
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: S. L, 20 vjeç, banues po ashtu në të njëjtën lagje.
Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin Nikolin Lame.
Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim”.





