Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në lagjen “Tepe”, ku ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Nikolin Lame.
Mësohet se i riu është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.





