Një kabëll i energjisë eletrike është këputur dhe ka rënë në afërsi të nëj karburanti, në mes të disa shkurreve, duke u bërë shkak për rënien e një zjarri.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të Golemit.
Zjarri ka shkaktuar panik jo vetëm tek punonjësit e karburantit, por edhe tek pushuesit.
Shërbimi zjarrfikës ka njoftuar OSHEE-në, që ka ndërprerë menjëherë energjinë elektrike dhe po punon për rregullimin e situatës.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.





