Një 52-vjeçar i cili i ishte drejtuar bregdetit të Durrësit për të pushuar, ka humbur jetën.
Policia bën me dije se shtetasit me iniciale F.Ç, i ka rënë të fikët e më pas ka humbur jetën rrugës për në spital.
Mësohet se 52-vjeçari vuante nga zemra.
NJOFTIMI I POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit bregdetar bën me dije se një ditë më parë, rreth orës 14:25, shtetasi me inicialet F.Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka vuajtur nga zemra, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët dhe në orën 15:00, ndërroi jetë në spital. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.





