Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme. Një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë një portë hekuri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blliçe, ndërsa fëmija kishte shkuar me pushime tek daja.
Policia ka bërë me dije se rreth orës 10.15, është njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Peshkopi, se është sjellë nga familjarët pa shenja jete në spital një fëmijë 6-vjeçar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në ambjentet e spitalit, ku ka rezultuar se nga kqyrja paraprake e trupit të fëmijës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor janë konstatuar dëmtime fizike në kokë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija A.S, 6 vjeç banues në lagjen “Sule”, njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër, kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë fëmijën 6-vjeçar. Si pasojë e goditjes fëmija A.S, ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





