Specialistët e seksionit për hetimin e arkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivet e policisë Gjirokastër bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Hysenj Çela, 51 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim nr.1064, datë 04.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.





