Një grindje mes dy vëllezërve është mbyllur me kanosje. Sherri për motive të dobëta ka degjeneruar deri në kërcënim për jetën.

Vëllai i vogël ka kanosur vëllanë e madh, por kjo i ka kushtuar shumë sepse do të ndiqet penalisht nga policia.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit njofton se në vijim të komunikatës së datës 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R. B.  51 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017, në banesë, për motive të dobëta ,ka kanosur me fjalë vëllain  e tij, shtetasin H. B.  68 vjeç, banues Katund Sukth.Neni 130/a/2 i Kodit Penal”.