Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve dhe sendeve të hekurta.
I dëmtuar në këtë rast ka mbetur një 19-vjeçar nga Durrësi.
Ngjarja mësohet se është regjistruar në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Protagonistë të saj kanë qenë shtetasit H.B., 33 vjeç, banues në Berat dhe D.T., 23 vjeç, banues në Durrës.
Dy të rinjtë, në bashkëpunim, kanë goditur me grushte dhe një copë hekuri 19 vjeçarin B.N.
Ky i fundit, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, ka mbetur i plagosur lehtë.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj dy të rinjve që rrahën 19-vjeçarin.
Ata akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim.





