Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim F. Osmani 37 vjeç, banues në Maminas, Shijak.
Sipas informacioneve që përcjell policia, 37-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 6 muaj burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.





