Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi, këtë radhë një fëmijë vetëm 13 vjeç.

Viktima është 13-vjeçari me inicialet L.I. nga Mitrovica, i cili është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës, ku kishte shkuar me familjen.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmijë L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjekësor dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.