Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë është goditur ditën e djeshme nga policia helene, e cila ka vënë në pranga dy shqiptarë.

Është sekuestruar gjithashtu një ngarkesë prej 188 kg kanabis sativa që u tentua të trafikohej nga zona e gjelbër e kufirit shqiptaro-grek në zonën e Igumenicës.

Autoritetet vunë re lëvizje në mes të pyjeve dhe nga kontrolli zbuluan dy shqiptarë që transportonin drogë. Ata u arrestuan në flagrancë dhe përveç sasisë së madhe të kanabisit ju gjet edhe 10 kg kanabis çokollatë, 520 Euro dhe dy celularë.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 32 dhe 22 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur ende nga mediet greke.