Specialistët për Narkotikët ndalojnë një person nga Durrësi, i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg për veprën penale trafik droge në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e djeshme u bë i mundur ndalimi i shtetasit Mehmet Bajrami 51 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Padovës Itali me vendimin Nr.1025/2, datë 05.01.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, dënim i njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës (ka marrë formë të prerë si vendim nga Gjykata e Apelit), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Policia e Durrësit bën me dije se 51-vjeçari Bajrami do ta vuajë dënimin në Shqipëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





