Gjykata britanike ka dënuar me 45 vite burg anëtarët e bandës shqiptare të drogës, e cilësuar si banda lider në zonën e Nottingamit.
Dënimet vijnë vetëm pak kohë pasi policia sekuestroi një sasi të madhe kokaine.
Gjykata bëri me dije se kreu i bandës ishte 37-vjeçari Lorenc Hoxha, i cili u dënua se bashku me 4 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë nga Nottingham. Ne total, anetaret e bandes janë dënuar me 45 vite burg shkruajne mediet britanike.
Shumë anëtarë të bandës e pranuan krimin, ndërsa të tjerë u shpallën fajtorë nga gjykata. Droga e sekuestruar arrinte vlerën e rreth 1 milionë paund, ndërsa kodi që përdornin shqiptarët për kokainën ishte fjala pica. Në të gjitha mesazhet ata përdornin fjalën pica për të mbuluar sasinë e drogës.
Pikërisht kjo fjalë përdorej nga trafikantët për të fshehur edhe lëvizjet e fshehta të grupit që shpërndante sasi të madhe kokaine tek klientët. Mesazhe të tilla janë përdorur më së shumti nga shqiptari Hoxha. Ndërsa kodi i përdorur prillin e shkuar ishte ‘Si duket pizza e re tani’. Të njëjtin kod ata përdornin në mesazhe të ndara.
Një muaj më pare, shqiptari Hoxha i shkruante një klienti ku dëshironte ta merrte drogën e llojit kokainë dhe kodi ishte ku e do picën. Gjykatësi i ka dënuar anëtarët e banës me më shumë se 45 vite burg në total. Lorenc Hoxha u dënua me 12 vite burg. Shqiptari tjetër Klinsi Rexha, 18 vjeç, konsiderohej krahu i djathtë i Hoxhës.





