Policia Rrugore e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin F. Jera 30 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Mësohet se ky shtetas, në datë 2 gusht, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 8 Durrës u kap nga Shërbimet e Policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip Peugeot pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





