Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një pikë karburanti në Maminas.

Sipas informacioneve të policisë, autori i ka marrë një sasi lekësh shitësit N. F. 56 vjeç, banues në fshatin Manëz.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 3 gusht, ndërsa dyshohet se autori ka shtënë me armë. Kjo pasi nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete kalibër 7.62mm.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimit e kapjes së autorit.