Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në Kuçovë.
Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet H.A., 66 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë në lagjen “11 Janari” të qytetit, kur është përplasur me një makinë tip “Ford Focus”.
Si pasojë e goditjes, 66-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, 29-vjeçarin B.Hoxha.





