Koço Kokëdhima, drejtues i Lëvizjes Zgjidhja, ka folur me tone të ashpra sa i përket menaxhimit nga ana e qeverisë të situatës së zjarreve në vend.
Përmes një reagimi zyrtar të kësaj lëvizjeje, Kokëdhima i kërkon kryeministrit Edi Rama që të dalë në terren për të parë situatën e vështirë.
Sipas Kokëdhimës, qeveria me në krye një kryeministër të paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe të papërgjegjshëm, duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Reagimi i plotë:
“Lër tumanet dhe atletet, vish çizmet dhe shuaj zjarret!
Vendi është përfshirë nga flakët. Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar. Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të drejtorëve dhe e ka mendjen te show i radhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare. Qeveria duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u kërkojë ndihmë zyrtarisht fqinjëve, BE-së dhe NATO-s. Nëse hyn zjarri në Parkun e Llogorasë do të shkatërrohet një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend dhe në rajon. Nëse kjo ndodh, ky kryeministër i paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe i papërgjegjshëm duhet ta dijë se nuk do t’ia hedhë dot lehtë, duke fajësuar ca vartës të vobektë në administratën e shtetit, që ai vetë e ka shkatërruar!
ZGJDHJA fton qytetarët që të reagojnë me forcë, sepse kryeministri i hashashit do të lërë mbrapa vetëm tokë të djegur!
#ZGJIDHJApërShqipërinë!”!





