Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash tek kryqëzimi i Komunës së Parisit, në kryeqytet.

Një 24-vjeçar me inicialet L.H. ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, ka pasur shkëmbim zjarri mes disa mjeteve.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.