Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin, i cili prej 14 vitesh ishte vënë në kërkim nën akuzën e vrasjes së një biznesmeni.
35-vjeçari shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur, i akuzuar per nje ngjarje te ndodhur ne Tripoli ne vitin 2003, ku shqiptari vrau me sëpate nje biznesmen grek. Pas ngjarjes shqiptari u largua nga Greqia.
Shqiptari, i cilesuar i rrezikshem nga media greke, i kishte arritur t’i shpetonte policise. Kur tentoi te kthehej perseri ne Greqi i erdhi ora per te paguar, shprehet gazeta greke “Protothema”.
Shqiptari, i cili akuzohet per vrasje dhe per droge, u kap ne Kakavije ne anen greke. Gjate kontrollit te pasaportes u pa qe per 35-vjeçarin kishte urdher arresti nga prokuroria e Delvinaqit, i akuzuar per vepren penale “Vrasje me dashje” dhe ”Për të ardhura te fituara nga aktiviteti kriminal” dhe ”Per drige”. Shqiptari 35-vjeçar do te transferohet per gjykim në Tripoli.





