Një 22-vjeçar në kushte depresioni ka tentuar të vrasë veten.
Tentativa për vetëflijim ka ndodhur dje më 2 gusht në Arapaj të Durrësit.
Policia informon se shtetasi K.L. është vetëhelmuar në banesë, duke qenë në kushte depresioni.
Pas konstatimit në kohë nga ana e familjarëve, i riu është dërguar në spital, nga ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vetëvrasjet tek të rinjtë dhe të rejat janë kthyer në një fenomen shqetësues që ka marrë përmasa të frikshme kohët e fundit në Shqipëri.





