Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka zbardhur takimin e sotëm të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Gajtë këtyre takimeve, ata diskutuan per çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe.





