Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.
“Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë”, ka deklaruar Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se takimet bilaterale me zv.presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, “të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë”, ka shtuar Rama.
Rama: Zv.presidenti Pence rikonfirmoi mbështetjen e SHBA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Egli Tako nis një lidhje të re dashurie, zërat për një romancë me djalin e Gilit dhe deklaratat
Nën hetim për mashtrim dhe pastrim parash, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i
Të shtënat me armë zjarri në ajër pas sherrit mes një grupi të rinjsh, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit
AI po transformon kujdesin shëndetësor, diagnoza më të shpejta dhe trajtime më efikase





