Pasi pronarët e mjeteve ujore sportive që shërbejnë për argëtimin e pushuesve në plazhin e Durrësit, protestuan për bllokim të paligjshëm e pa asnjë bazë ligjore të aktivitetit të tyre në pikun e sezonit veror, por vetëm me një urdhër verbal, Policia Kufitare ka dërguar sërish për kontroll inspektorët e saj.
Pronarët e motorëve të ujit e skafeve, protestuan në orën 11.00 të paradites, ndërsa në orën 15.00 të gjithë subjekteve që protestuan iu ushtruan kontrolleve në vendbanimet e tyre nga ana e Policisë Kufitare, për kushtet dhe kriteret që ata plotësojnë. Prefekti i qarkut të Durrësit Emiljan Jani, dhe shefja e Policisë Kufitare, Linda Nushi, dolën në një konferencë për shtyp. Zyrtarët deklaruan se bllokimi i aktivitetit të subjekteve të licencuar nga bashkia e Durrësit që në mujin maj, dhe me leje po nga Policia Kufitare, është bërë se nuk plotësojnë të gjitha kushtet dhe kriteret e sanksionuara me ligj. Nga kontrolli i ushtruar në datën 1 gusht vetëm pak orë nga protesta e pronarëve, prefekti tha se këtyre subjekteve u janë konstatuar një sërë kushtesh të pa plotësuara që cënojnë jetën e pushuesve.
Por në terren faktet flasin krejtësisht ndryshe. Subjektet i kanë vendosur korridoret, tabelat , tapat, bovat etj. Zyrtarët e shtetit pranojnë se subjektet janë të licensuar dhe me leje nga ana e bashkisë së Durrësit dhe e Policisë Kufitare.
Subjektet janë licencuar nga ana e bashkisë së Durrësit pasi kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara VKM-së nr. 369, datë 18.0.2016 ‘“Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Por për çfarë ndodhi bllokimi i aktivitetit të tyre në pikun e sezonit veror? Dikush duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe përballet me shtetin, për aq kohë sa subjekteve u bllokohet aktiviteti në pikun e punës.
Prefekti deklaroi se këtyre subjekteve u janë janë detyrat që të plotësojnë kushtet deri më datë 2 gusht. “Kush i plotëson më herët të na telefonojë dhe grupi i punës do t’i verifikojë për t’i lënë të ushtrojnë aktivitetin”- tha prefekti.
Dëmi që ju është shkaktuar këtyre subjekteve të licencuar kundrejt të gjitha rregullave në fuqi, me bllokimin e punës në mënyrë verbale, pas vrasjes së një pushuese të huaj në Ksamil, është i pallogaritshëm, dhe dikush duhet të përballet me ligjin. Nëse nuk plotësonin kushet nuk kishte pse Policia Kufitare, t'u jepte leje lundrimi, e për aq kohë sa subjektet kanë dokumentacionin e rregullt, për bllokimin e punës duhet të japin llogari ata që japin urdhra verbalë.
Njoftimi për shtyp i Prefekturës për çështjen:
Dëmi që ju është shkaktuar këtyre subjekteve të licencuar kundrejt të gjitha rregullave në fuqi, me bllokimin e punës në mënyrë verbale, pas vrasjes së një pushuese të huaj në Ksamil, është i pallogaritshëm, dhe dikush duhet të përballet me ligjin. Nëse nuk plotësonin kushet nuk kishte pse Policia Kufitare, t'u jepte leje lundrimi, e për aq kohë sa subjektet kanë dokumentacionin e rregullt, për bllokimin e punës duhet të japin llogari ata që japin urdhra verbalë.
Organizojmë sot këtë Konferencë shtypi me mediat për t’ju informuar se Institucioni i Prefektit dhe të gjithë institucionet e tjera në nivel qarku janë në një punë të vazhdueshme intensive për një menaxhim sa më të mirë të sezonit turistik veror në qarkun tonë.
Konkretisht dëshiroj t’ju informoj mbi një grup pune i cili është ngritur me urdhër të Prefektit në zbatim të Urdhërit të Zv Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. 774 datë 31.07.2017 "Për monitorimin dhe kontrollin e masave për zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe", grup i cili do të monitoroj dhe kontrolloj masat e marra nga subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare për sigurinë në plazhe dhe hapësiren ujore gjatë sezonit turistik veror 2017. Në mënyrëspecifike ky monitorim bëhet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 321 datë 28.05.2014 "Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme, në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore", VKM-së nr. 369, datë 18.05.2016 ‘“Për miratimin e rregullores “Per kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit””, Urdhërit të Kryeministrit nr.33, datë 29.03.2017 “Për miratimin e masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2017 dhe për krijimin e Task Forcës së menaxhimit të sezonit turistik veror”.
Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues nga administrata e Prefektit, Bashkia Durrës, Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Roja Bregdetare Shqiptare, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Kombëtar Shtetëror, Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri, si dhe institucione të tjera mbështetëse nëse lind nevoja.
Jo më larg se dje patëm një takim pune më këtë struktur ku nga ana ime ju bë me dije te gjithë përfaqësuesve të institucioneve baza ligjore dhe objekti i punës së tyre si dhe u lanë detyra konkrete në monitorimin dhe kontrollin që do të ushtronin kundrejt subjekteve që operojnë në zonën bregdetare.
Duke parë dhe karakteristikën e objektit të monitorimit dhe kontrollit për një menaxhim sa më efikas grupi i punës është ndarë në 2 nëngrupe:
1. Grupi i 1-rë i përbërë nga përfaqësues nga administrata e Prefektit të qarkut, Bashkia Durres, Policia Kufitare dhe Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Roja Bregdetare Shqiptare, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, është duke kontrolluar dhe monitoruar vendbazimet përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Durrës (plotësimit të kritereve të ngritjes dhe funksionimit të tyre në zbatim të VKM Nr 321 datë 28.5.2014 "Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme, në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore",dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore);
2. Grupi i 2-të i cili përbëhet nga përfaqësues nga Bashkia Durrës, Policia e Shtetit, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Kombëtar Shtetëror, Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri, i cili po monitorojnë dhe inspektojnë vijën bregdetare (plazh+subjektet private që operojnë) në zbatim të akteve ligjore dhë nënligjore sipas profilit të institucionit që ata përfaqësojnë por në mënyre specifike VKM Nr. 321 datë 28.5.2017,.
Në zbatim të VKM-së 32, ky grup punë ka nisur menjeherë më datë 01.08.2017 ora 15:00 monitorimin dhe kontrollin e situatës mbimasat e marra nga ana e subjekteve të licensuara për nritjen dhe funksionimin e vendbazimeve për ushtrimin e aktivitetit të sporteve ujore.
Nga ky grup kontrolli i kryesuar nga përfaqësuesi Institucioni i Prefektit janë kontrolluar deri në këto momente 8 vendbazime dhe konkretisht:
1. Skerdilajt Xhameta 1
2. Cinco Star
3. Dorina Hima
4. Vasilika Priftaj
5. Skerdilajt Xhameta 2
6. Izedin Kurtishi
7. Geri Cani (nuk figuron me leje bashkie)
Nga kontrolli rezultoi se që këto subjekte nuk i kanë përmbushur kriteret dhe kushtet e sigurisë të parashikuara në VKM nr. 321, datë 28.05.2014. Konkretisht disa nga mangësitë e konstatuara në të gjitha këto subjekte që ushtrojnë këtë sport ujorë janë:
· Mungesa e tabelave orientuese e paralajmëruese/sinjalizuese për ushtrimin e sportit ujor dhe rrezikshmërinë që paraqet si dhe rregullat e arta të lundrimit.
· Mungonin kufizimet me bova të zonave për notim në të cilat përdorimi i varkave me apo pa motorra është i ndaluar rreptësisht.
· Koridoret e vendbazimit nuk respektonin parametrat që parashikon rregullorja si psh.respektimi i distancave të elementeve përbërës si tapat, flamujtë, zinxhirët nënujor dhe gjerësia e koridorit të lundrimit.
Mungesa e elementevë teknikë të sigurisë në zbatim të VKM-së nr. 321 krijon rrezik potenciale për jetën e pushueve në det.
Mjetet pa motorr si pedalone konstatohet përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe nuk kanë koridore për lëvizjen e tyre. Gjithashtu edhe për mjetet me motorr ( për shëtitje e turizëm familjar nën 20 TN) përgjat bregut nga Përroji i Agait deri në Adriatik nuk ka mole për ankorimin e tyre.
Të gjithë subjekteve të mësipërme ju bënë me dije shkeljet e konstatuar.
Me qellim eleminimin e mangësive të konstatuara dhe zbatimin e parametrave të sigurisë të parashikuara në VKM atyre ju është lënë afat deri më datë 05.08.2017, datë në të cilën do të kontrollohen përsëri.
Aktualish grupi i monitorimit dhe kontrollit për vendbazimet po vazhdon inspektimin përsëri në zonën bregdetare (Plazh Durrës).
Ndërsa grupi iu dytë i monitorimit sot është duke inspektuar pjesën e Vollgës dhe Currilave, në drejtim të liçensimit të subjekteve, pra kontrollit tatimor, kushteve higjeno sanitare, ndotjes, monitorimit te kushteve teknike përsa i përket anës teknike të sigurimit ndaj zjarrit etj, gjë për të cilën do të informojmë në ditët në vazhdim.
Mund t’ju them se ky monitorim dhe kontroll do të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit turistik veror 2017.
K.H.





