Falma Fshazi, drejtoresha e COD në Kryeministri, ka dhënë dorëheqjen.
Ajo u emërua në këtë detyrë në vitin 2013. Largimin nga detyra, Fshazi e ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social Twitter:
“Ka qenë një endërr që gati askush s’i besonte, një punë e pafund, pa pushim real as në maternitet.
Por duhet një pikë a presje për çdo gjë gjithsesi, e njërën nga këto e vura sot si drejtor i përgjithshëm i COD”.
Më shumë detaje rreth një pune historike e fantastike, dalëngadalë, në kohën e duhur, gjithsesi”.
“Për çdo gjë ju lutem vijoni me ekipin!”





