E përditshmja britanike “The Sun” vijon të zbulojë detaje mbi jetën e kriminelëve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Sipas prestigjiozes, ata tregojnë pasurinë e tyre duke fotografuar veten me mijëra paund kesh e më pas i postojnë këto foto në rrjete sociale, për t’i treguar pasurinë atyre që jetojnë në vendin e varfër ballkanik…

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka cilësuar këtë fluks si “kërcënim domethënës”, për shkak se këta kriminelë, sipas “The Sun”, drejtojnë banda droge të lidhura me rrjete të Amerikës së Jugut dhe me rrjetet e trafikut të protitucionit.

Disa prej atyre që nuk kanë frikë të postojnë fotografi nëpër rrjete sociale, janë edhe persona të futur ilegalisht në vend dhe koka të aktiviteteve kriminale.

Mes këtyre fotove është edhe Olsi Beheluli, nga Harrow, në veri lindje të Londrës, aktualisht në burg, ku po shlyen dënimin me 11 vite heqje lirie për posedim heroine dhe kokaine, me vlerë 4 milionë paund. Një fotografi e “aktorit” 24-vjeçar i rrethuar nga përfarsisht 250 mijë paund u zbulua nga policia.

(OLSI BEHELULI)

Luan Plakici, i cili lëvizte me Ferrari, po vuan dënimin me 23 vite burg, pasi trafikoi 60 femra për prostitucion, mund të shihet i shtrirë në divan me një tufë parash në dorë.

(LUAN PLAKICI)

Në një tjetër imazh shfaqet Bes Besiaj që po përpiqet të “hajë” paratë. Ky i fundit nuk dihet nëse është dënuar për ndonjë krim, shkruan “The Sun”.

(BES BESIAJ)

Ardi Beshiri, i cili u arrestua pasi kokaina iu gjet në çorape, pozoi me një tufë më para që i mbante në shpatull.

(ARDI BESHIRI)

Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman MBE gjatë një vizite në Shkodër theksoi se “Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkëpunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”