Rektori i universitetit “Luarasi”, Arben Malaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 22-vjeçari Marvi Mihali, u vra me thikë pas një sherri banal. 

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Malaj shprehet i tronditur për vrasjen e studentit të Fakultetit të Drejtësisë.

Teksa shpreh ngushëllime për ngjarjen e rëndë, Rektori Malaj thekson se stafi akademik dhe studentët e “Luarasit” ndodhen pranë prindërve e miqve të Marvit.

Statusi i Arben Malajt

Të dashur kolegë, kemi marr një lajm tronditës. Dje është vrarë në mënyrë tragjike studenti ynë i fakulteti të Drejtësisë Marvi Mihali. Me shpirtin e vrarë nga ky lajm tronditës, stafi akademik dhe studentët e Luarasit ndodhemi sot pranë prindërve , miqve dhe kolegeve të Marvit. Zoti ju dhënte forcë dhe kuraja prindërve të tij! U prehtë në paqe Marvi ynë i dashur.. Arbeni