Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Kasharit” në autostradën Tiranë – Durrës paraditen e sotme, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetren.

Siç mund të shihet edhe nga videoja postuar nga “Harta Digitale e aksidenteve rrugore” duken automjetet e dëmtuara.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka raportime për të lënduar.