Hyrja në fuqi e Kodit të Procedurës Penale, do sjellë ndryshimin radikal të hetimit dhe gjykimit në një dosje penale. Tashmë nuk do jetë më prokuroria ajo që do vendosë pushimin e një kallëzimi penal, pa u kontrolluar mirë nga ana e gjykatës respektive.
Me hyrjen në fuqi të K.Pr. Penale pritet që në muajin shtator, dosjet e deputetëve si Tom Doshi (dy dosje), Alfred Peza, të transferohen nga Gjykata e Lartë për gjykim në gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Kjo pasi akuzat për të cilat deputetët akuzohen nuk do jenë objekt i kësaj gjykate, por i gjykatave të tjera. Po ashtu, sipas ndryshimeve të legjislacionit penal shumë çështje me tematikë korrupsionin, do i kalojnë për hetim dhe gjykim, Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe më pas SPAK-ut, që pritet të ngrihet si institucion i ri në muajt në vazhdim. Me ndryshimet e reja, prokurorëve do t'i duhet të shkojnë më tepër në gjykatë, ndërsa gjykatës do t'i duhet të përballojë një fluks më të madh pune.
Takimi me prokurorët
Ndryshimet që do pësojë drejtësia shqiptare që nga data 1 gusht 2017, ka bërë që prokurori Adriatik Llalla të mbledhë pak ditë më parë drejtuesit e prokurorive në rrethe.
Gjatë takimit, prokurorët kanë diskutuar sesi do veprojnë prokuroritë e rretheve por edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për rastet dhe veprat penale që i ka parashikuar kodi i ri i procedurës penale. “Shqiptarja.com” mëson se rastet e hetimit pasuror për dosjet e trafikut të drogës kur kapet një person do hetohet nga prokuroritë e rretheve.
Do jenë pikërisht prokuroritë e rretheve, ato që do hetojnë veprën penale të trafikut të narkotikëve dhe njëkohësisht do jenë këto prokurori, që paralelisht do regjistrojnë dhe hetimin pasuror për personin e arrestuar.
Gjatë takimit u diskutua se në rastet kur prokuroritë e rretheve konstatojnë gjatë hetimit se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, atëherë dosja do i kalojë për hetime të mëtejshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda ose SPAK-ut që do ngrihet më vonë.
Ndërsa shqetësimeve të disa prokurorëve pjesëmarës në këtë takim, lidhur me shpalljen e moskopetencës së disa veprave penale, është diskutuar dhe rënë dakord që të respektohet Kodit i Pr.Penale, duke ja lënë pjesën e vendimmarjes gjykatës. /Shqiptarja.com/
Dosjet e deputetëve shkojnë tek Krimet e Rënda e tek Tirana
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vetmia gjatë festave dhe mungesa e ngrohtësisë familjare, njihuni me projektin gjerman që arriti ta “thyej” këtë fenomen
“Jam single ama dua që…”/Rrëfehet Yll Limani për dashurinë: Shumë lidhje kanë mbaruar për shkak të punës…
Gjenerata Z rezulton të jetë brezi që përjeton lodhjen më shpesh, ja çfarë thotë studimi lidhur me shkaqet
“Vishuni trash”/ Dafina e pranon dhe vetë, çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e saj?





