Gazetari amerikan i “New York Times”, Xhejms Montag, ka vizituar së fundmi Ballist Morinën në burgun e Dubvrovnikut.
Ndërkohë gazeta serbe “Blic” duke cituar Montag, shkruan se gazetari është shprehur se Morina i frikësohej një ekstradimi në Serbi.
“Kur e takova Morinën ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite më parë. Ishte i frikësuar për të ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për në Serbi. Ai ka frikë se jeta e tij mund të jetë në rrezik në Serbi”, ka thënë Montag sipas “Blic”.
Sipas gazetarit amerikan, i cili është cituar edhe nga media të tjera serbe, Ballist Morina rrezikon deri në 8 vite burg.
Nga ana tjetër mediat në Beograd shkruajnë se njerëzit në Serbi shprehen optimist për ekstradimin e Morinës edhe pse nga Tirana ka nisur një ofensivë diplomatike për Zagrebin.
Ekstradimi i Morinës tashmë është në dorë të ministrit kroat të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë.





