Kryeministri Edi Rama vijon me rutinën e tij të mëngjesit duke uruar shqiptarët me foto e video nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
Sot ai ka zgjedhur kryeqytetin e Tiranës, me pamje nga lart në një “udhëtim të pazakontë” siç e quan ai. Videoja është filmuar nga një djalë që hidhet me parashurtë nga mali i Dajtit.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një javë të mbarë me këto pamje fantastike të Tiranës përmes një udhëtimi të pazakontë nga Dajti në sheshin ‘Skënderbej’”, shkruan Rama.





